OJQ Autokton merret me ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. 

Si popull autokton, me gjuhë dhe kulturë të veçantë, shqiptarët në Mal të Zi (ShnëMZ) janë posaçërisht të cenueshëm nga asimilimi. Nëse kësaj i shtohen emigrimi dhe mangësit në sistemin edukativ, në legjislacion dhe në fushën e të drejtave të njeriut, ruajtja e identitetit të ShnëMZ paraqet një sfidë për të gjithë shoqërinë. 
Për të mbrojtur karakterin multietnik të Malit të Zi  do të nevojitet vizion dhe përpjekje shtesë nga të gjithë faktorët relevant, aktivitetin dhe bashkpunimin e të cilëve e kemi për qëllim dhe mision ta nxisim.  OJQ Autokton gjithashtu synon zvoglimin e distancës ndëretnike dhe promovimin e njohjes së ndërsjellët të popujve dhe kulturave që bashkjetojnë në Mal të Zi.