Asnjë popull nuk mund të ruaj identitetin e vet pa patur muzeume dhe arkiva. Duke u nisur nga fakti se Mali i Zi nuk ka asnjë institucion i cili në mënyrë direkte merret me hulumtimin dhe ruajtjen e historisë dhe trashigimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi (ShnëMZ) u paraqit nevoja për të hedhur hapat e parë duke formuar Arkivin Digjital të ShnëMZ - www.arkiva.me. Shpresa dhe qëllimi i këtij rrugëtimi është që në një të ardhme jo të largët të bëjmë të mundur themelimin e Muzeut dhe Institutit të Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore të ShnëMZ.
Arkivi digjital, ARKIVA.ME, ka për synim mbledhjen, digjitalizimin, prezentimin dhe shpërndarjen e të gjitha llojeve të artefakteve digjitale që kanë të bëjnë më ShnëMZ. Artefaktet digjitale përfshijnë fotografitë, dokumentet, hartat, video inçizimet, librat dhe artikujt e gazetave. Jemi të vetëdijshëm që ky projekt është jo vetëm ndihmese për të gjithë hulumtuesit brenda dhe jashtë vendit por edhe medium edukimi për gjeneratat e reja. Ruajtja e historisë dhe kulturës së ShnëMZ është ruajtje e trashëgimisë shqiptare, evropiane dhe të Malit të Zi.
Arkivi Digjital i ShnëMZ është themeluar në nëntor të vitit 2020 dhe koleksioni i tij rritet dita ditës falë punës së palodhshme të stafit tanë dhe vullnetarëve.
Vizito www.arkiva.me