OJQ
Autokton merret me ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe
trashëgimisë kulturore si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të
Zi.
Si popull autokton, me gjuhë dhe kulturë të veçantë, shqiptarët në Mal të Zi
(ShnëMZ) janë posaçërisht të cenueshëm nga asimilimi. Nëse kësaj i shtohen
emigrimi dhe mangësit në sistemin edukativ, në legjislacion dhe në fushën e të
drejtave të njeriut, ruajtja e identitetit të ShnëMZ paraqet një sfidë për të
gjithë shoqërinë.
Për të mbrojtur karakterin multietnik të Malit të Zi do të nevojitet vizion dhe përpjekje shtesë
nga të gjithë faktorët relevant, aktivitetin dhe bashkpunimin e të cilëve e
kemi për qëllim dhe mision ta nxisim. OJQ Autokton gjithashtu synon
zvoglimin e distancës ndëretnike dhe promovimin e njohjes së ndërsjellët të
popujve dhe kulturave që bashkjetojnë në Mal të Zi.